Llogarit koston e kartës së kreditit
Shiko çfarë ndodh kur e shlyen kartën brenda grace period dhe sa mund të kushtojë kur nuk e shlyen të plotë.
—
Llogaritja e interesit është orientuese dhe përdor formulën shuma × norma vjetore × ditët / 365. Ky simulim përdor pagesë minimale 5% dhe afatin më 15 të muajit pasardhës. Mënyra reale e llogaritjes së interesit, grace period, pagesa minimale dhe komisionet mund të ndryshojnë sipas bankës dhe kontratës së kartës.
Para se ta përdorësh
Karta e kreditit mund të jetë praktike kur kupton grace period, interesin dhe pagesën minimale.
Si funksionon grace period?
Nëse shlyen 100% të detyrimit të blerjeve brenda afatit, mund të përfitosh nga periudha pa interes sipas kushteve të kartës.
Për një blerje të bërë gjatë muajit, kalkulatori përdor datën 15 të muajit pasardhës si afatin e shlyerjes së plotë.
Pagesa vetëm e minimumit nuk është e njëjtë me shlyerjen e plotë të detyrimit.
Si llogaritet interesi?
Shuma e detyrimit × norma vjetore e interesit × numri i ditëve / 365.
Për 100,000 Lek, me normë 18% në vit dhe 30 ditë, interesi orientues është rreth 1,479 Lek.
5% është pagesa minimale e detyrimit në këtë simulim. Interesi është një kosto më vete.
Kur mund të bëhet e shtrenjtë?
Detyrimi mund të mbetet për një kohë të gjatë dhe interesi vazhdon të shtojë kosto.
Blerjet e reja mbi një detyrim ekzistues mund ta bëjnë borxhin më të vështirë për t’u kontrolluar.
Ato mund të kenë komisione dhe rregulla interesi të ndryshme nga blerjet.
Sugjerimet e Kredia360
Kështu përdor avantazhin kryesor të grace period dhe shmang mbajtjen e një borxhi me interes.
Është pagesa minimale në këtë simulim, jo mënyra ideale për të përdorur kartën.
Çdo shumë që përdor nga karta është detyrim që duhet ta kthesh.
Karta e kreditit është më e lehtë për t’u kontrolluar kur e përdor me një plan të qartë shlyerjeje.
