Llogaritës kredie. Kupto para se të vendosësh.
Eksperienca bankare, e kthyer në mjete praktike që mund t'i përdorësh vetë.
Zgjidh mjetin sipas pyetjes që ke: kësti, shuma e mundshme, ofertat apo kostoja e kredisë.
Fillo nga ajo që të duhet.
Llogarit këstin, shiko sa kredi mund të përfitosh ose vlerëso financimin për shtëpinë që dëshiron.
Llogarit këstin e kredisë
Vendos shumën, afatin dhe interesin. Shiko menjëherë këstin dhe sa do të paguash gjithsej.
Sa kredi mund të marrësh?
Nis nga të ardhurat dhe detyrimet e tua për të bërë një vlerësim orientues.
Kredi për blerjen e shtëpisë
Lidh çmimin e pronës, kursimet dhe të ardhurat për të kuptuar çfarë mund të financosh.
Normat që mund të ndikojnë te kësti
Kupto referencën që përdor kontrata jote dhe si lidhet me marzhin e bankës.
Mjetet e kredisë
Nga llogaritja e këstit deri te krahasimi i ofertave, rifinancimi dhe shlyerja para afatit.
Llogarit këstin e kredisë
Shiko këstin, interesat dhe totalin që do të paguash.
Sa kredi mund të marrësh?
Vlerëso shumën orientuese sipas të ardhurave, moshës dhe detyrimeve.
Kredi për blerjen e shtëpisë
Shiko si lidhen çmimi i pronës, kursimet dhe kredia që të nevojitet.
Krahaso ofertat e kredisë
Krahaso këstin, interesat dhe kostot e ofertave të ndryshme.
Norma Efektive e Interesit (NEI)
Kupto më mirë koston reale të kredisë, përtej normës së interesit.
Rifinancim & konsolidim
Krahaso kreditë që ke me një kredi të re dhe shiko nëse të leverdis.
Shlyerja para afatit
Llogarit sa interesa mund të kursesh duke e shlyer kredinë më herët.
Tabela e këstit (PMT)
Shiko principalin, interesin dhe detyrimin e mbetur muaj pas muaji.
Karta e kreditit
Kupto koston e përdorimit dhe çfarë ndodh kur nuk e shlyen të plotë.
Overdrafti mbi pagën
Llogarit interesin sipas shumës së përdorur dhe numrit të ditëve.
A e përballon kredinë që kërkon?
Krahaso këstin e një kredie konkrete me pagën dhe detyrimet mujore.
Mjetet ofrojnë llogaritje dhe orientim. Rezultatet nuk përbëjnë ofertë apo miratim për kredi.
Si ta zgjedhësh llogaritësin e kredisë?
Nëse e di shumën dhe afatin, nis me këstin mujor të kredisë. Nëse nisesh nga paga dhe detyrimet që ke, përdor vlerësimin e shumës së mundshme; rezultati nuk është miratim nga banka.
Kur ke oferta konkrete, krahaso ofertat e kredisë duke përfshirë tarifat e paraqitura në formular. Lexo edhe shpjegimin e Normës Efektive të Interesit (NEI), sepse kësti nuk tregon i vetëm gjithë koston.
Përpara një angazhimi, shiko si përshtatet kësti me buxhetin mujor. Për shpjegime dhe shembuj lexo blogun e Kredia360. Platforma nuk jep dhe nuk ndërmjetëson kredi; kushtet përfundimtare përcaktohen nga institucioni financiar.
