KREDIA360 · INFORMACION
Kupto çfarë të ofrojnë mjetet tona dhe çfarë duhet të verifikosh përpara një vendimi financiar.
Përditësuar më 23 tetor 2026.
Roli i Kredia360
Kredia360 është platformë edukimi financiar me mjete orientuese falas. Nuk është bankë, nuk jep dhe nuk ndërmjetëson kredi. Përdorimi i faqes nuk përbën aplikim ose miratim kredie.
Si t’i lexosh rezultatet
Llogaritësit tregojnë skenarë sipas të dhënave që vendos dhe supozimeve të shpjeguara pranë çdo mjeti. Ndryshimi i afatit, normës ose kostove ndryshon rezultatin. Kontrollo monedhën dhe njësinë e afatit përpara llogaritjes.
Një këst orientues mund të mos përfshijë komisione, sigurime, tarifa llogarie, vlerësim prone, noter ose kosto të tjera. Normat e ndryshueshme, datat e pagesave dhe rrumbullakimet e bankës mund të japin rezultate të ndryshme. Për detajet shiko llogaritësin e këstit.
Përpara se të marrësh kredi
Kërko ofertën e shkruar, normën nominale, NEI-në, planin e shlyerjes dhe listën e kostove. Krahaso ofertat me të njëjtën shumë dhe afat. Për vendimin dhe kushtet përfundimtare vlejnë dokumentet dhe vlerësimi i institucionit financiar.
Materialet janë informuese dhe edukative. Ato nuk zëvendësojnë këshillimin individual financiar, ligjor ose tatimor dhe nuk garantojnë kursim ose rezultat të caktuar.
Burimet dhe korrigjimet
Kur përdorim të dhëna nga burime të jashtme, i identifikojmë në materialin përkatës. Kontrollo datën dhe burimin, sepse tarifat, çmimet dhe rregullat mund të ndryshojnë. Nëse gjen pasaktësi ose një mjet nuk punon, na dërgo lidhjen dhe një shembull pa të dhëna personale në kredia360@outlook.com.
Lidhjet e jashtme
Lidhjet drejt bankave, rrjeteve sociale dhe shërbimeve të tjera të çojnë në faqe me kushtet dhe politikat e tyre. Prania e një lidhjeje nuk garanton miratimin e një produkti ose oferte nga Kredia360.
Kredia360 nuk jep dhe nuk ndërmjetëson kredi.
